-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Brukseli i jep 80 mln euro Shqipërisë për krizën e energjisë

Kryesoret

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen deklaroi sot në Tiranë se BE do i japë Shqipërisë 80 mln euro ndihmë për të përballuar krizën energjetike. Gjithashtu, zyrtarja e lartë deklaroi se Brukseli do të investojë 500 milionë euro në Ballkan për energjinë. Një pjesë e kësaj shume do të shkojë për investime në HEC-et në Shqipëri.

“Këtë mizori që Rusia po sjell, po shkel rendin ndërkombëtar dhe të drejtën dhe cdo kartë të OKB-së. Ne e ndjejmë që Rusia po përdor energjinë si armë, po manipulon tregjet dhe ne të gjithë e ndjejmë këtë. Shqipëria fatmirësisht nuk ka fare varësi nga gazi rus.

Por energjia që vjen në Shqipëri ndikohet nga trazirat. Kjo sjell ndikim edhe në Shqipëri. Ne në BE kemi vendosur që përgjigja do të jetë uniteti dhe solidariteti me Shqipërinë. Ne jemi pjesë e një unioni për energjinë, prandaj po propozojmë një paketë për Ballkanin për energjinë. Mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore.

Do të jenë 80 mln euro në grante. Shqipëria mund të ndjehet krenare për arritjet e saj. Nga fjalët dhe veprat shqiptarët kanë treguar rezistencë. Urime dhe përgëzime për datën 6 Dhjetor, ne do të takohemi sërish në Tiranë për Samitin e Ballkanit Perëndimor” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit