Dy satelitët e Shqipërisë të lëshohen në hapësirë në muajin Dhjetor. Satelitët do të kontrollojnë të gjithë territorin e vendit tonë. Lajmin e dha ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi sot në komisionin e Sigurisë kombëtare në Kuvend.
Territori do të monitorohet edhe nga disa dronë të armatosur që Shqipëria do të blejë nga Turqia, sikurse ka paralajmëruar Kryeministri Rama më parë.
“Ndryshmin këtë vit do ta bëjnë dy investime. E para është lëshimi i dy satelitëve të cilët në Dhjetor do të lëshohen dhe që do jenë të dedikuar posaçërisht për Shqipërinë.
Do të japë një situatë të përditësuar të territorit të Shqipërisë në cilësi shumë të lartë në mënyrë që të identifikohen deri në llojet e bimëve që mund të jenë mbjellë në fusha të caktuara”, deklaroi ai.
LIVE-Misteri i vdekjes së Learit, Çuçi: Do të vendosim kamerat e trupit te policia
Më satelitët, Edi Rama ka deklaruar më herët se do të kontrollohen ndërtimet pa leje dhe gjithçka tjetër.