Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen zhvilloi sot një vizitë në Tiranë. Kryeministri Edi Rama në fillim të konferencës për mediat, pas takimit, tha se inspektuan punimet për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës, që sipas tij do të jetë gati në 2024.
“Pamë punimet e hekurudhës së re. Për shkak të burokracisë së BERZH, projekti ka nisur më vonë se parashikimi, por jemi në kushte kur mund të themi që në pranverën e 2024, do të kemi aksin Tiranë-Rinas-Durrës.
Takimi sot ka një vlerë të veçantë, pasi presidentja na ka informuar për situatën financiare në kushtet e një lufte që bombat dhe plagët” tha ai.
Më pas fokusi ishte te energjia dhe samiti i 6 Dhjetorit. “Në 6 Dhjetor në Tiranë do të kemi samitin e BE-së me Ballkanin dhe të gjithë liderët do të vijnë në Tiranë për këtë samit” tha Rama.