-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sa moral ka aleanca me Metën? Berisha: Mos e nxirrni arkivën, iku me Bashën

Kryesoret

Sot Sali Berisha dhe Ilir Meta firmosën paktin për zgjedhjet lokale. Gazetarët e pyetën Sali Berishën dhe Ilir Metën mbi bazën morale të kësaj marrëveshje, referuar deklaratave në të shkuarën mes dy liderëve.

Besoj përmbajtja e marrëveshjes është ajo që u intereson qytetarëve të Shqipërisë, që u jep fuqi atyre përmes referendumit, primareve dhe shndërrimit të këshillave bashkiakë.

Marrëveshja, pavarësisht nga shqetësimet që vijnë për shkak të marrëveshjes, në cdo rast, është shumë e ndershme dhe transpareten sesa marrëveshja e natës së 17 majit që ende vazhdon sot për të minuar opozitarizmin dhe demokracinë dhe për të mbajtur të shtypur dhe nënshtruar qytetarët ndaj një regjimi” tha Meta.

Sali Berisha u shpreh se në politikë nuk ka interesa personale dhe kishte një kërkesë.

Se cfarë thoshte, deputeti Basha, i mori me vete të gjitha ato që thoshte, unë miqësisht do u sugjeroja që të mos i nxirrni nga arkiva më, nuk shërbejnë.

E vërteta është që edhe njëherë sa herë ta komentosh këtë marrëveshje do të gjesh që është e shkallmimit të regjimit të Ramës dhe “groposjes” në Sharrë të një njeriu, që shok për negativitete ka vetëm veten.

Në politikë nuk ka interesa personale, por politike të përgjithshme. Ata që udhëhiqen nga interesat personale gabojnë, gjithnjë është interesi i përgjithshëm, dhe interesi i përgjithshëm është i jashtëzakonshëm” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit