Gjatë një operacioni në zonën e Ilias pranë lumit Ladanos, policia greke ka arrestuar 5 persona mes tyre dhe një shqiptar për një parcelë kanabisi ku kishte më shumë se 500 fidanë.
Prej disa muajsh autoritetet helene kanë dhënë alarmin se mafia shqiptare po përdor malet greke për kultivimin e lëndëve narkotike.
Vetëm një muaj më parë u gjet një plantacion i madh kanabisi në malin e Olimpit, ku pas “kokat” e trafikut ishin me orgjinë shqiptare.
Kujtojmë që po nga i njëjti operacion policia greke të hënën vuri në pranga 6 persona mes të cilve ishin edhe dy shqiptarë.