Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji në Komisionin e Sigurisë tha se Ardiu Veliu gënjeu kur ishte drejtor i Policisë së Shtetit pasi tha se Klodian Rasha kishte armë me vete.
Sipas Salianjit populli nuk mund të ketë besim te një person që dhe në letrën e dorëheqjes bëri 100 gabime ortografike.
“Ju thatë që AMP ka 3 % të buxhetit, megjithëse për ne nuk janë pak aq. Se ç’besim mund të keni te një njeri që edhe letrën e dorëheqjes e bën me 100 gabime ortografike nuk e kuptoj.
Se si mund të ketë besim populli te një njeri që dilte e thoshte për vrasjen e Klodian Rashës se ky i fundit kishte armë me vete, ketë nuk e di unë. Vdekjet, vrasjet e aksidentet nuk janë çështje shifrash.
Nuk mund të shkohet me këto. Po qytetarët që përballen nëpër zona me hajdutë e grabitës që u rrezikojnë edhe jetën. Ne themi që më mirë letër e AMP-së t’i marrin policët e thjeshtë”, u shpreh Salianji.