-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Jemi të shqetësuar, Kurti nuk negocion mbi afatin e targave

Kryesoret

Christopher Hill, i cili është ambasador u SHBA-së për Kosovën, ka deklaruar se vendimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të mos e zgjatur afatin e ri-regjistrimit të automjeteve dhe kalimin nga targat ilegale po e shqetëson.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë, ka kërkuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës që të vazhdojë periudhën e zbatimit të ri-regjistrimit të automjeteve. Jemi të zhgënjyer dhe të shqetësuar për refuzimin e Qeverisë së Kosovës për të pranuar kërkesat dhe këshillat e partnerëve të saj më të afërt ndërkombëtarë për këtë çështje”, tha Hill në një intervistë të tij me mediumin serb Blic.

Ai theksoi se mbështet dialogun Kosovë-Serbi,nën kujdesin e Brukselit.

“I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë të marrin pjesë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, shtoi Hill.

Paraprakisht në të njëjtën mënyrë ka reaguar edhe Gabriel Escobar, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, i cili po ashtu u ka bërë thirrje autoriteteve të Prishtinës që të shtyjnë afatin.

Serbët e Kosovës duke filluar nga 1 shtatori kanë pasur dy muaj kohë, për t’i konvertuar targat e tyre ilegale me akronime si KM, PZ, e të tjera, në ato RKS.

Gabriel Escobar, i deleguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë vizitës së tij të fundit në Prishtinë, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, shtyrjen e vendimit për targat për një periudhë 10 mujore.

Sipas tij kërkesa për shtyrjen e vendimit nuk është vetëm kërkesë amerikane.

Me sugjerimin e ShBA-ve, sipas Escobar, pajtohen edhe shtetet e QUINT-it.

Në anën tjetër Qeveria e Kosovës, vazhdon të insistojë që vendimi i saj përfundon me 31 tetor.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit