9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në Egje, Scholz i “tërheq veshin” Erdoganit: S’ka diskutim për kufijtë

Kryesoret

Kancelari gjerman Olaf Scholz hodhi poshtë pretendimet e Turqisë mbi sovranitetin e ishujve grekë.

Një partner i NATO-s “nuk duhet të vërë në dyshim sovranitetin e një anëtari tjetër,” tha kancelari gjerman, Scholz, në një konferencë për media së bashku me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Të gjitha çështjet e tilla duhet të zgjidhen në bazë të ligjit ndërkombëtar”, shtoi kreu i shtetit gjerman.

“Është vërtetë një turp që Erdogan nuk mund ta shohë se po shkon drejt një ngërçi, kur helmon popullin e tij me gënjeshtra kundër Greqisë”, shtoi kryeministri grek, Mitsotakis.

Greqia dhe Turqia, të cilat janë të dyja anëtare të aleancës së NATO-s të, janë grindur për vite me radhë mbi kufijtë detarë dhe të drejtat e eksplorimit të fushën e energjisë në detin Egje dhe në detin lindor të Mesdheut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit