Presidentja e Komisionit Europian në Tiranë, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Tiranë.
Ajo është pritur nga kryeministri Edi Rama në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Gjithashtu më herët është lajmëruar se në orën 15:45 do të zhvillohet një takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri.
Ndërsa në orën 16.30 presidentja e KE-së do të mbajë një konferencë për shtyp të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.
Kujtojmë që ditën e sotme Ursula von der Leyen , ishte në një vizitë zyrtare në Kosovë ku u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.