Dy ditë pas rrjedhjes së fundit të gazit, banorët e zonës së Porto Romanos në Durrës kanë protestuar sërish sot në lidhje me rrezikshmërinë që paraqesin cisternat. Protesta e banorëve është zhvendosur sot para shkollës 9-vjecare ku i kanë kërkuar drejtorit të shkollës të pezullonte mësimin pasi fëmijët rrezikohen nga ndonjë shpërthim i mundshëm.
“Kërkojmë të mbyllet shkolla pasi fëmijët rrezikohen. Jemi shumë të frikësuar. Edhe fëmijët janë të tmerruar. Nuk e kuptojmë se si nuk merren masa. Aty është skenë krimi dhe vazhdon puna normalisht. Kjo s’ka kuptim. Këtu bëhet fjalë për rrezik jete. Ne nuk do ti lejojmë fëmijët të vijnë në shkollë. Nëse nuk zhvendoset fabrika ne do përshkallëzojmë protestat, do bllokojmë rrugët“ deklaruan banorët.
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial publikoi dje një raport pas rrjedhjes së gazit.Në raport theksohet se cisterna ku u konstatua rrjedhja është e kompanisë “Gaspower”. Kjo cisternë sipas ISHTI-it nuk kishte kontrollet e duhura, madje as miratim për transport mallrash të rrezikshëm. Pesë janë shkeljet e konstatuara nga cisterna e automjetit. Ky është përfundimi në të cilin kanë dalë hetimet e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial.
Rrjedhja e gazit në Porto Romano, raporti: 5 shkeljet e kompanisë “Gaspower”