-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-kryetarit të bashkisë i vihen hekurat në sallën e gjyqit në Shkodër?

Kryesoret

Gjykata e Apelit në Shkodër dënoi sot me tre vite burg ish-kryetarin e bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj për akuzën e tjetërsimit të pronave.

Shkalla e parë e dënoi me 4 vite, ndërsa sot Apeli e dënoi përfundimisht me formën e prerë 3 vite burg duke i ulur një vit.

Akuzat kundër tij janë për tjetërsim prone zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Duke qenë vendim i formës së prerë, informacionet e para janë se është arrestuar në sallën e gjyqit si rasti i Saimir Tahirit.

Përveç Fran Frrokajt dhe ish-kryetarit të qarkut Gjok Ndoka, që i shtoi një vit burg nga 2 në 3 vite, gjykata gjeti fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të. Për Fran Frrokajn është edhe një tjetër dosje në SPAK, që kaloi pak ditë më parë në gjyq.

Gati prangat! Apeli dënon tre vite burg ish-kryebashkiakun e PD-së

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit