-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Japonia do të shpenzojë 260 miliardë dollarë për të zbutur ndikimin e inflacionit

Kryesoret

Japonia, për të zbutur ekonominë nga ndikimi i inflacionit dhe jeni i dobët, do të shpenzojë 260 miliardë dollarë për një paketë stimulimi.

Kështu ka bërë me dije kryeministri i atjeshëm Fumio Kishida.

Por banka qendrore po refuzon të lëvizë nga politika e lirshme që ka goditur monedhën japoneze këtë vit, duke hequr më shumë se 20 për qind të vlerës së saj kundrejt dollarit.

“Ne duam të mbrojmë jetesën e njerëzve, punësimin dhe bizneset, duke forcuar ekonominë tonë për të ardhmen”, ka thënë Kishida.

Ai ka shtuar po ashtu se masa duhet të ndihmojë në rritjen e PBB-së me 4.6 për qind.

Në Japoni, çmimet janë rritur me ritmin më të shpejtë në tetë vjet, megjithëse norma e inflacionit prej tre për qind mbetet shumë nën nivelet e larta që shihen në SHBA.

Tanimë, Japonia ka injektuar qindra miliarda dollarë në ekonominë e saj gjatë dy viteve të fundit për të mbështetur rimëkëmbjen nga pandemia.

Paketa do të përfshijë masa për të inkurajuar rritjen e pagave dhe për të mbështetur familjet me faturat e energjisë, të cilat janë rritur që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

“Ne do të synojmë të ulim çmimet me më shumë se 1.2 për qind vitin e ardhshëm duke ulur faturat e energjisë elektrike me 20 për qind dhe duke frenuar çmimet e benzinës”, ka thënë Kishida.

Gjithashtu paketa është krijuar për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset e prekura nga rënia e jenit, aktualisht në 147 kundrejt dollarit.

Në muajin shtator, Japonia ka shpenzuar gati 20 miliardë dollarë në një përpjekje për të frenuar rënien e jenit.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit