-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptarët ‘braktisin’ Greqinë/ Vendi fqinj në kërkim të punëtorëve sezonalë për vjeljen e ullirit, shton edhe pagesën

Kryesoret

Sipas statistikave të Ministrisë greke për Emigracionin dhe Azilin numri i emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë ligjërisht në Greqi po ulet. Të dhënat zyrtare të publikuara nga qeveria greke për shtatorin e këtij viti tregojnë se:

në Greqi ndodhen 291 mijë e 868 emigrantë shqiptarë me leje të vlefshme qëndrimi. Ata përbëjnë rreth 61.4 për qind të të huajve të ligjshëm.

Të dhënat e shtatorit të këtij viti mbi numrin e shqiptarëve me leje qëndrimi tregojnë një numër dukshëm më të ulët krahasuar me shtatorin e një viti më parë. Kur 425 mijë e 740 shtetas të Shqipërisë ndodheshin në Greqi me leje qëndrimi të vlefshme. Ata përbënin rreth 63 për qind të të huajve në këtë vend.

Në muajin gusht të këtij viti 291 mijë e 868 shtetas shqiptarë ishin me leje të vlefshme qëndrimi në Greqi.

Të dhënat e Ministrisë greke të Emigracionit përditësohen vazhdimisht. Dhe ndonëse emigrantët nga Shqipëria përbëjnë pjesën dërrmuese të të huajve të pajisur me leje qëndrimi, numri i tyre është në rënie të vazhdueshme.

Kjo lidhet jo vetëm me procesin e lëshimit të lejeve të qëndrimit që përkojnë me kërkesat e bëra nga emigrantët shqiptarë gjatë viteve 2020-2021. Por edhe me prirjen e shumë familjeve shqiptare për të emigruar nga Greqia drejt vendeve të tjera evropiane.

Ulja e numrit të emigrantëve shqiptarë ndikon edhe në përfshirjen e tyre në punët sezonale në Greqi, sidomos në bujqësi.

Tregu grek aktualisht ka nevojë për fuqi punëtore për vjeljen e ullirit dhe agrumeve. Shoqatat e fermerëve në disa zona, kryesisht në kufi me Shqipërinë, kanë nxitur tërheqjen e punëtorëve sezonalë nga Shqipëria.

Shoqatat greke kanë synuar krijimin e kushteve të akomodimit për punëtorët sezonalë. Po ashtu edhe rritjen e pagesave për një ditë pune për të joshur fuqinë punëtore nga Shqipëria. Gjithashtu edhe vendet e tjera të Ballkanit.

Në disa zona, nga shoqatat greke të fermerëve është vendosur që punëtorët të paguhen 45-50 dollarë në ditë. Nga 40 dollarë sa ishte pagesa ditore për vitin e kaluar për vjeljen e ullinjve.

Ndërkohë, Ministria e Emigracionit dhe Azilit në Greqi zgjati deri më 31 mars të vitit 2023 afatin e aplikimit nga fermerët grek për punëtorë sezonalë të vendeve të treta. Afat, i cili kishte përfunduar më 30 shtator të vitit 2022.

Largimi i të rinjve në emigrim dhe joshja e fuqisë punëtore nga tregu grek është sfiduese. Veçanërisht për Qarkun e Vlorës dhe Fierit, ku ka nisur vjelja e agrumeve dhe ullirit./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit