Targat e Republikës së Kosovës u bënë shkak që në këtë vend në Leposaviq t’i digjej tërësisht vetura qytetarit Nikola Colakoviq.
“Në qendër të Leposaviqit ndodhet lagjja në të cilën një personi iu dogj vetura, pasi i ktheu targat nga ilegale në legale RKS”.
Rasti ka ndodhur në ora katër të mëngjesit, përderisa policia ka njoftuar për këtë ndodhi në raportin 24 orësh.
Një situatë e tillë ua ka vështirësuar goxha shumë jetën qytetarëve të rëndomt serb që jetojnë në veri, veçanërisht në kohën kur afati për konvertimin e targave po mbaron.
Një gjë të tillë e pohon edhe analisit serb Branislav Krstiq.
“Djegia e veturave është vetëm një pasqyrë e asaj që serbët po përjetojnë këtu. Më kryesorja është që mafia e cila po sulmon ata persona që po regjistrojnë veturat nga targat KM në targa RKS, e kanë marrë urdhërin nga kabineti i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka thënë Krstiq.
Por, cilët janë mekanizmat që po i përdorë Beogradi për të nxitur tensione e shkaktuar incidente në Veri të Kosovës.
Burime brenda organeve të sigurisë, kanë bërë me dije për RTV Dukagjinin se gjithë veprimtarit kriminale në veri janë duke i kryer një grup i strukturuar kriminal me që tani ka emrin “Brigada e Veriut”.
Tani kur afati i konvertimit të targave ilegale në ato RKS po shkon drejt fundit, ky grup kirminal ka shtuar aktivitetin e tij.
Numri i pjesëtarëve të këtij grupi varion varësisht situatës, ndërsa përbërja e tij është nga persona të cilët kanë precedente të mëhershme penale, e të cilët i janë shmangur drejtësisë kryesisht në Serbi./Express