Policia greke ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi është kapur me lëndë narkotike.
I riu ndodhej në zonën e Analipsit në Selanik, kur efektivët e policisë i gjetën shqiptarit një sasi hashashi.
Sipas informacioneve të Thestival, i arrestuari po lëvizte me motor momentin e arrestimit, dhe kur semafori u bë i kuq ai ndaloi paralel me makinën e policisë.
Aty efektivët dyshuan se personi në fjalë mund të ishte i dyshimtë, e për pasojë e ndaluan dhe e kontrolluan.
Gjatë kontrollit të kryer nga policia, shqiptarit gjet një sasi hashashi që sipas vlerësimeve të para ishte më shumë se 100 gram.
Oficerët e policisë e prangosën dhe e çuan në Departamentin e Sigurisë Harilaou.