Kryetari i PD-së, Sali Berisha denoncoi sot ndërhyrjet e Presidentit turk Erdogan në punët e brendshme të Shqipërisë. Ish-kryeministri tha se ishte diktimi nga Erdogan që Rama largoi Ditmir Bushatin nga posti i ministrit të Jashtëm.
“I them presidentit të Turqisë që puna që bën për pushtetin e Ramës është në kundërshtim me interesat e shqiptarëve.
Dhe se aktet prej vasali që kryen Edi Rama nuk funksionojnë aspak në një bashkëpunim afatgjatë mes dy vendeve.
Nuk mundet, që presidenti i Turqisë të diktojë se cila shkollë duhet funksionojë, apo cili ministër i Jashtëm duhet të jetë dhe jo.
Unë nuk kam simpati për Ditmir Bushatin, por nuk duhet të ndërhyjë ai ta largojë, apo kush duhet të jetë kryemyftiu.
Këto që ndodhin janë të papranueshme. Vëllazëria është vetëm brenda kombit dhe jo jashtë kombit” tha ai.
LIVE-Si ndikon pakti me Metën te negociatat me Alibeajn? Berisha: Për këtë vendos unë