Komisioni i Sigurisë ka nisur me debate të forta në mbledhjen e sotme. I ftuar për të raportuar për buxhetin ishte Ardi Veliu, drejtues i Agjencisë së Mbikqyerjes Policore.
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji kërkoi që Veliu fillimisht të raportojë për ngjarjet kriminale, vdekjen e Lear Kurtit dhe në një tjetër seancë për buxhetin.
“Kemi përpara një personazh që duhet të ishte përpara drejtësisë për manipulim. Ky propozim me këto paçavure nuk mund të bëhet.
Pasi të bëjmë dëgjesën për ngjarjet kriminale, pastaj të bëjmë diskutimin. Këtu kanë ndodhur ngjarje. Ne si të bëjmë, sikur nuk ka ndodhur asgjë?” tha Salianji.
Kryetari i komisionit, Nasip Naço kërkoi nga opozita dhe Salianji qetësi. “Kërkoj të ruhet qetësia. Aman o burrë. Të bëhemi si europianë” tha ai.
Por Flamur Noka ishte edhe më i ashpër, që iu drejtua Veliut me fjalët “kriminel me uniformë që duhet të ishe përpara drejtësisë“. Më pas deputetët e opozitës bojkotuna mbledhjen e komisionit.