-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si ndikon pakti me Metën te negociatat me Alibeajn? Berisha: Për këtë vendos unë

Kryesoret

Si do të ndikojë pakti me Ilir Metën për negociatat me grupin e Enkelejd Alibeajt? Kësaj pyetje, Sali Berisha iu përgjigj duke thënë se pala tjetër brenda PD-së ka të drejtë të paraqitet si fraksion, por vendimet i merr ai për aleancat.

“Të paraqiten si fraksion në gjirin e partisë së tyre. E gëzojnë të drejtën. Të tjerat janë atribute të udhëheqjes kryesore, të PD-së” tha ai.

Por a do i bashkohen protestës së 12 nëntorit, grupi i Alibeajt? Kjo, për ish-kryeministrin është detyrim moral.

“Çdo deputet, çdo anëtar dhe simpatizant i PD, është i ftuar- dhe në vlerësimin tim- i detyruar të marrë pjesë në protestën antiqeveritare, antiregjim absolutar të datës 12 nëntor. I detyruar moralisht.

Ju e shihni rrokullimën e madhe, ju e patë se Shqipëria ka zbritur poshtë Vietnamit sa i përket shtetit ligjor. Vietnami është një shtet që drejtohet nga një parti komuniste, e megjithatë shteti ligjor është më i respektueshëm se në Shqipëri.

Çka do të thotë se Vietnami ka një drejtësi më funksionale se drejtësia e kapur nga politika dhe korrupsioni në Shqipëri.

Si Vietnami dhe Shqipëria janë vende monopartiake, por i vetmi shkak pse Vietnami është para nesh, se Vietnami nuk pretendon që partia komuniste nuk kontrollon drejtësinë, por Edi Rama ushtron një kontroll të pamëshirshëm mbi drejtësinë.

Ju e patë, Eurobarometri i fundit, qytetarët shqiptarë hidhnin në kosh, reformën sorosiane, e cila shndërroi drejtësinë shqiptare në degë të ekzekutivit” tha ai.

LIVE-Berisha: I nxori Veliaj? Rama 22 mln euro për charter, ik para protestës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit