-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Maskara, ma vrave djalin!’/ Përplasje në seancën e GJKKO, nëna dhe motra e Santiago Malkos ‘shpërthejnë’ ndaj Blendi Tetës, ndërhyn policia!

Kryesoret

Është shoqëruar me përplasje seanca e ditës së sotme në sallën e GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos. Prania e të akuzuarve si autorë të dyshuar të vrasjes së të riut në sallë ka shkaktuar reagime të forta te familjarët e viktimës të cilët kanë ndjekur seancën nga afër. Mamaja dhe motra e tij i janë drejtuar me tone të larta të dënuarit Blendi Teta.

“Maskara më vrave djalin”, është shprehur e ëma.

Ka qenë ndërhyrja e gjyqtares Atalanta Zeqiri për të qetësuar palët për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Në të majtë SANTIAGO MALKO —- Në të djathtë BLEDI TETA

Ndërkohë, ABC ka zbardhur edhe një pjesë nga dëshmia e të dënuarit Blendi Teta, i cili u qëndroi të njëjtave deklarime të mëparshme.

“Nuk dëshiroj që të jap deklarime, u qëndroj atyre thënieve që kam dhënë në 19.7.2021 kur kam folur para gjykatës në procesin tim. Nuk dua që deklarimet të lexohen pa praninë e avokatit tim, sepse nuk duhet të merren për bazë ato deklarime të dhëna në drejtorinë e policisë Tiranë, sepse i kanë bërë siç u deshi qejfi. Po ashtu kam një kërkesë të merret në mbrojte gruaja ime dhe fëmijët e mi sepse janë kërcënuar vazhdimisht dhe po kërcënohen nga zonja dhe banda mbrapa saj” tha ai.

Pas fjalëve të tij motra e të riut që u vra me armë zjarri në Tiranë, ka shpërthyer në lot dhe ka hedhur fjalë të ashpra në drejtim të tij ndërkohë që policia e burgjeve e ka nxjerrë nga salla në mënyrë që seanca të vijonte normalisht.

Trupa gjykuese u tërhoq për vendim në dhomë këshillimi dhe vendosi të pranonte Kërkesën e Blendit Tetës për tu larguar nga salla e gjyqit dhe të rrëzonte kërkesën e prokurorit për të lexuar deklaratat e tij.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit