Një pasuri që kapte shifrën e 3 milionë eurove i është sekuestruar Emiljano Shegës, një emër tepër i njohur për policinë shqiptare dhe jo vetëm.
Pasuria që i është konfiskuar konstaton me 45 000 m2 tokë, në fshatin Gjilek, Himarë, 1 apartament me sipërfaqe 130 m2, në Tiranë, 2 garazhe me sipërfaqe 230 m2, në Tiranë, 1 vile dykatëshe me sipërfaqe 500 m2, në Peqin, 1 apartament me sipërfaqe 111 m2, në Kryevidh, Kavajë.
Shega ka qenë i skeduar dhe në Holandë e Angli për drogë dhe armë mbajtje. Në 2020 ai u bë subjekt i OFL-së, pasi ishte i dënuar me 10 vite nga autoritet britanike. Ai fshehu nën qilimin e shtëpisë kokainën me vlerë 10 milion paund.