Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Drejtues i Parë Gjovalin Loka, së bashku me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Korçë Z. Olger Eminaj, konferencë për shtyp për finalizimin e fazës së dytë të megaoperacionit antidrogë të koduar “Knock Down 2”.
Bëhet me dije se si pasojë e operacionit është kryer arrestimi i 23 qytetarëve ndërsa 9 persona janë shpallur në kërkim.
Eminaj sqaroi se gjatë të dy fazave të operacionit janë proceduar penalisht 197 persona, nga të cilët 54 janë arrestuar, 16 janë shpallur në kërkim dhe vijon hetimi për 127 persona të tjerë.
Polica ka arritur të sekuestrojë 700 gramë kokainë, armë zjarrë dhe heroinë.