Pas vizitës në Burrel, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Dibrën për të kaluar natën, në një nga bujtinat e zonës. Ai ka zgjedhur për darkë gatimet tradicionale, fasule, bukë misri gjizë dhe lëng thane.
Ndërkohë Rama ka dhënë edhe një mesazh për kundërshtarët, duke thënë se në Dibër po “shpërthen” bujqësia me ndihmën e qeverisë.
“Kjo është dashuria. Është dashuri dhe quhet Dashuri. Këto janë groshët këtu. Bukë misri me gjizë. Dhe lëng thane e përpunuar të Dibrës. Në Dibër bujqësia është në shpërthim.” tha Rama.