-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosja e lojtarit në Itali, ish-futbollist i Interit ndali agresorin: Unë hero? Nuk bërë asgjë

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga sulmi i djeshëm me thikë në një supermarket në Assago pranë Milanos në Itali që rezultoi fatal.

Mes personave që ndaluan personin që goditi dje me thikë gjashtë persona, një prej të cilëve humbi jetën, duke plagosur edhe mbrojtësin e Monza-s, Pablo Mari, është edhe Massimo Tarantino, dikur lojtar i Bologna-s, Napolit dhe Interit, tani drejtor teknik i SPAL.

Massimo Tarantino ka parë gjithçka nga pranë dhe nuk ka nguruar t’u vijë në ndihmë të plagosurve.

“Unë hero? Nuk kam bërë asgjë veçse kam ndihmuar”, tha Tarantino për mediat.

Pablo Mari mbeti i plagosur pasditen e së enjtes, pasi një person me probleme mendore plagosi 6 persona me thikë në një qendër tregtare në Milano, mes të cilëve edhe 29-vjeçarin.

Ndërkohë CEO i Monza-s, Adriano Galliani ka bërë me dije se lojtari ka marrë një plagë të thellë në shpinë, por që për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit