-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tetë kërcënime për bombë, alarmohen gjimnazet në Maqedoni

Kryesoret

Një tjetër kërcënim për bombë ka alarmuar gjimnazin “Nikolla Karev, në Shkup.

Një email paralajmëruar ka ardhur në postën elektronike të shkollës.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, nga ana e shërbimeve policore janë ndërmarrë masat për evakuim të sigurt nga shkolla. Janë bërë kontrolle nga njësitet antiterroriste ndërsa në rrjedhë e sipër janë masat për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.

Unioni i Nxënësve të shkollave të mesme u bën thirrje nxënësve për qetësi, ndërsa nga MPB-ja që të përkushtohet maksimalisht në zbardhjen e kërcënimeve.

Tetë shkolla të mesme të mërkurën dhe nëntë ditën e enjte u erdhën mesazhe kërcënuese për vendosje të bombave. Pas verifikimit nga organet kompetente, të gjitha rezultuan të rreme. Rast të ngjashëm brenda këtij muaji kishte edhe në ndërmarrjen e transportit publik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit