-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bien me 20% aksionet e Amazon

Kryesoret

Aksionet e kompanisë së njohur Amazon, kanë rënë me 20%. Amazon ka luftuar të ulë kostot pasi inflacioni dhe rritja e normave të interesit kanë dhënë ndikimin e vet.

Kompania ka ngadalësuar hapjen e objekteve të reja, ka dhënë me qira disa hapësira magazine dhe ka vendosur një ngrirje të punësimit në disa pjesë të biznesit.

Amazon, për tre muajt e fundit ka raportuar shitje prej 127.1 miliardë dollarësh, më pak se sa prisnin analistët.

Sipas kompanisë, priteshin shitje neto prej 140 miliardë deri në 148 miliardë dollarë në tremujorin e katërt dhe analistët prisnin që shitjet të arrinin në 155.15 miliardë dollarë.

Shefi ekzekutiv Andy Jassy ka thënë se ishte “i inkurajuar nga përparimi i qëndrueshëm që po bëhej në uljen e kostove në rrjetin e përmbushjes së dyqaneve”.

“Do të balancojmë investimet për të qenë më të efektshme pa kompromentuar bastet kryesore afatgjata strategjike. Ajo që nuk do të ndryshojë është përqendrimi në përvojën e klientit”, ka shtuar ai.

Sakaq, rezultatet e Amazon-it kanë ndjekur shifrat zhgënjyese nga rivalët e industrisë.

Çmimi i aksionit të kompanisë mëmë të Facebook-ut, Meta, ka rënë në nivelet më të ulëta shumëvjeçare këtë javë.

Po ashtu çmimet e aksioneve të Alphabet-it dhe Microsoft-it kanë rënë pas parashikimit të rritjes më të ngadaltë të shitjeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit