Skuadra e Manchester City-t nuk ka mundur të shkojë më shumë se rezultatin 0-1 në “King Power Stadium” përballë Leicester City-t.
Skuadra e Guardiolës diktoi ritmin që nga fillimi, megjithatë pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola.
Goli i vetëm i kësaj sfide u realizua vetëm në minutën e 49’, me Kevin De Bruyne që realizoi një perlë të vërtetë nga goditja e dënimit.
Pas raundit të 14-të të Premier League, Manchester City merr përkohësisht kreun e renditjes me 29 pikë, 1 më shumë se Arsenal i vendit të dytë, por me “The Gunners” që kanë zhvilluar një ndeshje më pak.
Nga ana tjetër Leicester Coty qëndron në vend të 17-të me 11 pikë të grumbulluara, por me një ndeshje më shumë se Leeds i vendit të 18-të, me këta të fundit që numërojnë 9 pikë.