Në dy vitet e fundit të legjislaturës së kaluar mes deputetëve të rinj që dolën nga “lista Basha” në kuvend u fut edhe Selami Jenisheri.
Kryetari i partisë së Pensionistëve të Shqipërisë u bë i njohur jo vetëm për fjalimet që shkaktuan të qeshura në Kuvend dhe që u bënë virale në rrjetet sociale, por edhe faktin se në parlament shkonte me biçikletë.
Por duket se tashmë edhe mosha po bën të sajën dhe 81-vjeçari e ka “tradhtuar” dashurinë e vjetër duke zgjedhur që të lëvizë me një mini-skuter, pasi kështu është më komod.
Një foto e shkrepur në Tiranë po bën xhiron në rrjetet sociale.