Mesditën e 7 shtatorit të këtij viti, Fatos Manellari goditi për vdekje bashkëfshatarin e tij 65- vjeçar Safet Hyskollari dhe pas atij momenti ai u largua në drejtim të paditur duke humbur gjurmët.
)
Mësohet se ai është arrestuar nga policia pas rreth dy muajsh duke i dhënë fund arratisë. Shkak që Fatos Manellari plagosi për vdekje 65-vjeçarin, u bë konflikti për shtrimin e tubacionit të ujit në një pronë ku pretendime kishin të dy palët.
Ishte në kërkim prej 2 muajsh/ Vrau fqinjin pas konfliktit për pronën, arrestohet Fatmir Manellari!
Burimet thanë se autori kurohej nga depresioni, teksa për banorët dhe fqinjët njihej si një njeri i cili shpesh herë kishte konflikte me të tjerët dhe familja e tij ishte tejet izoluar.
Ndonëse u aludua se Manellari mund të kishte humbur jetën gjatë arratisë në pyllin e gështenjave, bashkëfshatarët e mohonin jashtë kamerave këtë fakt pasi ky pyll shkelej plotësisht nga banorët e zonës të cilët mblidhnin gështenjat në këtë periudhë.
Sipas policisë autori i vrasjes së 7 shtatorit është kapur në banesën e tij. Burime nga policia thonë se kishte informacione se autori shkonte në banesën e tij herë pas here dhe më pas fshihej në pyll. Nga ky informacion policia ka vëzhguar shtëpinë e autorit dhe më pas e ka arrestuar brenda banesës.
FOTO/ Ky është vrasësi, i futi thikën fqinjit sa erdhi nga Amerika
Kohëve të fundit vihej re dhe një shkëputje e bashkëshortes dhe djalit të autorit nga pjesa tjetër e fshatit, pas kryerjes së krimit nga kryefamiljari. Kërkimet e policisë ishin shpërndarë në disa zona të qytetit të Pogradecit, përfshirë dhe zonën e Mokrës, ku autori kishte të afërm të tij.
Viktima pak muaj kishte që ishte rikthyer nga SHBA në Shqipëri, teksa nga të banorët ai njihej si një person i qetë dhe shumë i shoqërueshëm. Konflikti i fundit me Fatos Manellari, i mori jetën 65-vjeçarit në pragun e shtëpisë të tij.