Numri i të vdekurve nga tragjedia në Korenë e Jugut ka shkuar në 146, ndërsa 150 të tjerë janë plagosur. Shumë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë dhe piritet që numri i viktimave të shtohet. Një dëshmitar tregoi për Reuters se shumë nga viktima janë vajza, rreth moshës 20 vjeç.
“Një numër njerëzish ranë në tokë gjatë një festivali të Halloëeen dhe kemi një numër të madh viktimash. Shumë nga të vrarët ishin pranë një klubi nate,”- tha një prej tyre.
Dëshmitarët u shprehën se policia e kishte pasur të vështirë të vinte nën kontroll turmën.
Pamjet e mediave sociale treguan qindra njerëz të shtrirë në rrugë.
“O Zoti, oh Zoti, Jezusi Krishti,”- bërtet një nga të pranishmet.
Një dëshmitar i Reuters tha se një morg ishte ngritur në një ndërtesë ngjitur me vendin e ngjarjes për të marrë më lehtë duzinën me trupa.
Nga ana tjetër, Presidenti Yoon Suk-yeol po zhvillon një takim urgjent me zyrtarë të lartë. Ende nuk dihet shkaku i kësaj tragjedie.