-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusi, qindra gazetarë janë larguar që nga fillimi i luftës

Kryesoret

Kur Rusia sulmoi Ukrainën, gazetarët rusë që vazhduan të punonin në mënyrë të pavarur në vend, u vunë nën presion të madh – aq sa shumë prej tyre u detyruan të largoheshin. Korrespondentja e shërbimit rus të Zërit të Amerikës Anush Avetisyan bisedoi me disa gazetarë të cilët po bëjnë punën e tyre tani jashtë Rusisë.

Mikhail Rubin, zëvendës kryeredaktor i gazetës investigative “Proekt”, vazhdon të bëjë punën e tij nga jashtë Rusisë, si qindra gazetarë të tjerë rusë që u larguan nga vendi pas pushtimit rus të Ukrainës.

Në vitin 2021, “Proekt” u përfshi në një listë të organizatave të padëshirueshme të qeverisë ruse dhe gazetarët e saj u etiketuan si “agjentë të huaj”.

Gazetari Rubin u përball me vite të tëra kërcënimesh për mbulimin e rrethit të brendshëm të Presidentit Vladimir Putin përpara se të largohej në vitin 2021.

Së pari, një zyrtar i lartë e paralajmëroi zotin Rubin se ajo që po bënte ishte e rrezikshme. Më pas, persona të panjohur hynë në banesën e prindërve të tij, duke bërtitur: “A nuk ka turp djali juaj që shet atdheun e tij?”.
Më pas policia bastisi banesën e tij në qershor të vitit 2021 dhe ia vuri pasaportën përpara.

“E mora si sinjal dhe vendosa të mos e provoja më fatin tim pas kësaj”, thotë ai për Zërin e Amerikës.
Ekaterina Fomina, gazetare në portalin investigativ të quajtur “iStories”, gjithashtu u largua nga Rusia.

Por, largimi nga Rusia nuk ishte kurrë plani i saj. Në fillim, Ekaterina ishte e shqetësuar që iStories etiketohej si portal “i padëshirueshëm”. Por kjo ndryshoi shpejt. Vrasjet masive në Bucha, Ukrainë, u bënë pika kthese.
“E kuptova se armiqtë e njerëzve kriminelët, ekstremistët dhe të padëshiruarit – nuk jemi ne.VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit