Dy vëllezër janë arrestuar në Pogradec pasi rrahën nënën dhe vëllanë. Autorët 34 vjeç dhe tjetri 30 vjeç, dy vëllezërit kanë shkuar në banesën e nënës së tyre duke rrahur atë si edhe vëllanë tjetër.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit L. Ç., 34 vjeç dhe E. Ç., 30 vjeç (vëllezër) banues në Pogradec, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe vëllait tjetër të tyre”, njofton policia.