-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tritan Kalo: Po vjen gripi i stinës, çfarë duhet të bëni nëse sëmureni

Kryesoret

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo ka dhënë disa këshilla për qytetarët për gripin stinor si duhet të kujdesen për veten.

“Fundjavë të mbarë të gjithë atyre që flasin e mendojnë SHQIP, kudo ku frymoni në ose jashtë Trojeve Arbërore….RIKUJTESË për kohët e tashme të “griposura”, POR jo më kovidiane….PËRSËRITJA MBETET MËMA E DIJES PËR TË GJITHË NE….GRIPI është tashmë mes nesh, ndërkohë që virusi i Sars-Cov2/COVID-19, vijon të vijë rrotull si të gjithë sëmundjet e tjera endemike infektive, sikundër gjinden në mesin tonë tashmë edhe paraardhësit më pak “jetëlëndues” të tij, që prej vitit të largët 1962…..

NE si popullatë i kemi njohuritë e mjafta për “përballjen” me GRIPIN STINOR, por edhe të parandalimit të mundshëm të saj si përmes VETNDËRGJEGJËSIMIT, po ashtu edhe përmes VAKSINIMIT, sidomos të grupeve të riskut….Jemi në kohën më të përshtatëshme të aplikimit të vaksinës së Gripit stinor në këto grupe risku: personeli i ofrimit të përkujdesit shëndetsor, gratë shtatëzëna, grup moshat nën 5 vjeç dhe mbi 65 vjeç, të sëmurët me sëmundje kronike të zemrës, të veshkave, të mëlçisë, të mushkërive, të kyçeve, të Diabetikëve, të përdoruesve kohëgjatë të kortizonikëve, të përdoruesve të kemioterapisë në sëmundjet kanceroze apo të medikamenteve imunosupresive, të infektuarve nga virusi i imunodefiçiencës humane (HIV/AIDS), etj……

KUJDES: 1- Ajrisja sa më e shpeshtë e mjedisit ku gjëndemi, por duke evituar korentet ajrore, 2- Ulësit e temperaturës (Paracetamol, Ibubrufen), kompresat e ftohta rreth qafës apo rrëzë dy kofshave, dushet me ujë të vakët….3- Marja e çajrave të ndryshëm bimorë dhe të lëngjeve të ndryshme për të shmangur dehidrimin….4- Ushqim sa më të pasur, në mundësi edhe të gjëndjes ekonomike të të sëmurit….5- Evitimi i frequentimit të çerdheve, kopshteve, shkollave, të vëndeve të punës apo të mjediseve publike nëse kemi shënja Gripi….Të gjitha këto përbëjnë bazën e trajtimit të Gripit Stinor….

Në rast të rëndimit të gjëndjes, mos e nënvlerësoni adresimin e menjëhershëm për ndihmë mjeksore….ASNJËHERË mos rendni drejt marjes së ANTIBAKTERIALËVE/ANTIBIOTIKËVE si vetmjekim, sepse antibiotikët nuk janë antiviralë, por vetëm në rast se ato përshkruhen nga mjekët, nën dyshimin e mbivendosjeve bakteriale në të sëmurët me Grip stinor ose Katare stinore…..Të evitojmë gabimet e shumta të përshkrimit të Antibiotikëve vënd e pavënd, të përshkrimeve për kombinime jo shkencërisht të bazuara apo edhe me kohëzgjatje  alogjike të tyre, gabime të cilat janë vërejtur jo pak përgjatë Pandemisë së Covid-19…..

Po ashtu këshillohet të bëhet më shumë kujdes edhe për përshkrimin e Kortikosteroideve, të abuzuara po ashtu gjërësisht në dhënien e tyre në doza dhe kohëzgjatje përgjatë “Kohës kovidiane”…..Jo ekzaminime radiologjike vënd e pa vënd, po ashtu edhe një rikujtesë se imazhet skanografike të GGO-ve (Ground Glass Opacities) nuku vërehen vetëm në Covid-19, por edhe në Grip sidomos në atë të shkaktuar nga AH1N1…..Puna, Përkushtimi e Profesionalizmi ynë kurrë nuk do mungojë në ofrimin e Përkujdesit ndaj jush…..Together forever” shkruan Kalo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit