Pallati mbretëror i ka kërkuar Lizz Trus, të mos përmendë familjen dhe mbretin e kurorës në listën e saj të falënderimeve pas dorëheqjes nga posti i kryeministres. Sipas mediave britanike, kjo gjë i është kërkuar për shkak të dështimit të saj në postin e kryeministres.
Roli i saj si kryeministre zgjati vetëm 7 javë, falënderimi i shumë aleatëve dhe figurave të tjera do të shihej si i papërshtatshëm nga Pallati Mbretëror, nga sekretari i kabinetit dhe nga kryeministri i ri, Rishi Sunak.
“Kjo situatë është krejtësisht e paprecedentë. Jam i sigurt se shumë njerëz do t’i thonë Truss se mund të kesh një listë falënderimesh, por ajo duhet të jetë shumë e shkurtër, jo të gjithë në zyrën tënde, jo si ajo që bëri ish-kryeministri David Cameron,” kanë shkruar mediat.