Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj është arrestuar për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.
Por Frrokaj nuk e kreu i vetëm veprën penale, për këtë policia ka informuar se ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e ish-kryebashkiakut.
Urdhri i ekzekutimit të vendimeve mbërriti në policinë e Lezhës mesditën e të premtes dhe menjëherë policia është vënë në lëvizje për ekzekutimin e vendimeve.
Fran Frrokaj u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e së premtes, ndërsa për personat e tjerë ende nuk ka asnjë gjurmë.
Policia po vijon kontrollet për prangosjen e tyre, por prej 2 ditësh nuk ka asnjë arrestim tjetër. Dyshohet se bashkëpunëtorët e Frrokajt janë arratisur jashtë vendit.