-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Partia e Lirisë u përket të rinjve

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me anët të një postimi në ‘Facebook’ shprehu falënderime për të rinjtë që organizuan dje Konventën e Parë të Partisë së Lirisë.

Ai theksoi se tashmë PL-ja ka një program të qartë për zhvillimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm të vendit.

Ndërsa më herët Meta tha se Partia e Lirisë do të jetë partia e profesionistëve të rinj.

REAGIMET E METËS
Një falenderim të përzemërt për të gjithë të rinjtë e mrekullueshëm që organizuan Konventën e Parë të Partisë së Lirisë.
Mirënjohje të gjithë delegatëve për votëbesimin dhe urime të gjithë anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar që u zgjodhën.
Tani kemi një Program të qartë për zhvillimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm të vendit.
Përfaqësimi i merituar dhe cilësor i të rinjve, një garanci më shumë që Shqipëria u përket të rinjve!

Partia e Lirisë do të jetë partia e profesionistëve të rinj, të cilët mund të shprehin dhe të vendosin idetë e tyre në veprim. Kënaqësi që nga radhët e tyre, ekipit të Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë ju bashkua dhe inxhineri Dorian Osmanaj, një i ri profesionist i angazhuar rishtasi në Partinë e Lirisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit