Menjëherë pasi bleu Twitterin Elon Musk ka deklaruar se do të kthej Ish-presidentin Donald Trump. Por vet ky i fundit ka deklaruar se nuk do nuk do të kthehet në Twitter.
“Jam shumë i lumtur që Twitter tani është në duar të shëndosha dhe nuk do të drejtohet më nga të çmendurit radikalë dhe maniakët që e urrejnë vendin tonë,”-postoi Trump në Truth Social.
Platforma e mediave sociale Trump Media & Technology Group, TRUTH Social, u lancua zyrtarisht muajin e kaluar dhe ka funksionuar nën shërbimet e saj të reja cloud për katër ditë. Trump u pezullua përgjithmonë nga Tëitter, Facebook, Instagram dhe Snapchat pas trazirave të 6 janarit 2021 në Kapitol. Tëitter i konsideroi një numër të postimeve të tij të lidhura me protestat e dhunshme si nxitëse.