-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Europa po shpërbëhet, ka udhëheqës të dobët, disa janë budallenj

Kryesoret

Në një intervistë me Politico, Donald Trump e përshkroi Evropën si një grup kombesh “në shpërbërje” të udhëhequra nga njerëz “të dobët”, duke kritikuar aleatët tradicionalë të SHBA-së për dështimin e tyre për të kontrolluar imigracionin dhe për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ai tha se do të mbështeste kandidatët politikë në Evropë që përputhen me vizionin e tij.

“Mendoj se janë të dobët”, tha presidenti amerikan për udhëheqësit politikë të Evropës. “Por gjithashtu mendoj se ata duan të jenë shumë politikisht korrektë. Mendoj se nuk dinë çfarë të bëjnë”, shtoi ai. “Evropa nuk di çfarë të bëjë, nuk dinë çfarë të bëjnë as për tregtinë”.

Kritikat e Trump ndaj udhëheqësve evropianë vijnë në një kohë kritike për negociatat mbi luftën në Ukrainë, pasi udhëheqësit evropianë shprehin shqetësim në rritje se presidenti amerikan mund ta braktisë Ukrainën dhe aleatët e saj ndaj agresionit rus. Në intervistë, Trump nuk u dha siguri evropianëve për këtë çështje dhe tha se Rusia është qartësisht në një pozicion më të fortë se Ukraina.

“Jam miqësor me të gjithë. Dua të them, më pëlqejnë të gjithë. Nuk kam armiq të vërtetë. Kam pasur disa që nuk më kanë pëlqyer gjatë viteve. Në fakt, më pëlqen ekipi aktual. Më pëlqejnë shumë. I njoh shumë mirë. Disa janë miq. Disa janë në rregull. I njoh udhëheqësit e mirë, i njoh udhëheqësit e këqij. I njoh ata të zgjuar, i njoh ata budallenjtë … Ka disa vërtet budallenj, nuk bëjnë një punë të mirë. Evropa nuk bën një punë të mirë në shumë mënyra”, shtoi ai.

Kur u pyet nëse do të përfshihej në zgjedhjet evropiane, ai tha “Dua të qeveris Shtetet e Bashkuara. Nuk dua të qeveris Evropën. Kam qenë shumë i përfshirë në Evropë”.

Lidhur me nëse do të merrte në konsideratë përfshirjen në disa nga këto zgjedhje për të vendosur udhëheqës që ai i konsideron më të përshtatshëm, ai tha: “Epo, unë do të mbështesja… Kam mbështetur njerëz, por kam mbështetur njerëz që shumë evropianë nuk i pëlqejnë. Kam mbështetur Viktor Orbán. Kam mbështetur… le të kthehemi në Amerikën e Jugut, Amerikën Latine… Amerikën e Jugut, Milley, Argjentinën.”

Duke iu referuar NATO-s , ai theksoi: “Ka vende që janë të vështira për NATO-n. Jo se nuk duhet të jenë, mendoj se është mirë që i kemi. Turqia është një shembull. Erdogan është një mik i imi, sa herë që kanë një problem me të, më kërkojnë ta telefonoj sepse nuk mund të flasin me të.

Ai është një djalë i ashpër, në fakt, më pëlqen shumë. Mendoj se ka ndërtuar një vend të fortë, një ushtri të fortë. Por ata kanë vështirësi të merren me të dhe më kërkojnë ta telefonoj. Dhe unë e telefonoj, dhe gjithmonë ia arrij”.

Lidhur me luftën në Ukrainë, ai pretendoi se kishte propozuar një draft të ri të marrëveshjes së paqes që disa zyrtarëve ukrainas u pëlqeu, por që vetë Zelensky nuk e kishte marrë ende në konsideratë. “Do të ishte mirë nëse ai do ta lexonte atë”, tha Trump.

Zelensky u takua të hënën me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe vazhdoi të shprehte kundërshtimin e tij ndaj dhënies së territorit ukrainas Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit