-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pezullimi i grurit nga Rusia, rrit shqetësimet për furnizimin ushqimor global

Kryesoret

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se uria globale mund të rritet për shkak të pezullimit nga Rusia të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja për të lejuar kalimin e sigurt për anijet që transportojnë grurë ukrainas.

Zoti Biden foli disa orë pasi Rusia njoftoi se do të ndalonte menjëherë pjesëmarrjen në marrëveshje, duke pretenduar se Ukraina ndërmori një sulm me dron të shtunën kundër anijeve të flotës ruse të Detit të Zi në brigjet e Krimesë së pushtuar. Ukraina e ka mohuar sulmin, duke thënë se Rusia ka goditur gabimisht me armët e veta.

Marrëveshja për grurin që u nënshkrua në korrik ka bërë të mundur eksportin e sigurt nga portet ukrainase të më shumë se 9 milionë tonëve grurë me 397 anije.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres është “thellësisht i shqetësuar” për pezullimin e marrëveshjes dhe shtyu udhëtimin e tij në Algjer për Takimin e Nivelit të Lartë të Lidhjes Arabe me një ditë për t’u marrë me këtë çështje, tha të dielën një zëdhënës i OKB-së.

“Sekretari i Përgjithshëm vazhdon të angazhohet në kontakte intensive që rikthimin e Rusisë tek marrëveshja” tha në një deklaratë zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric.

Një anije me 40,000 ton drithëra e nisur për në Etiopi në kuadër të programit të ndihmës së Kombeve të Bashkuara nuk mund të largohej nga Ukraina të dielën si rezultat i pezullimit të marrëveshjes nga Rusia, tha Oleksandr Kubrakov, ministri i infrastrukturës i Ukrainës. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i kërkoi Rusisë të anulojë vendimin e saj në një postim në Twitter të dielën./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit