Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur në Kuvend për raportin e PD-së për reformën territoriale.
PD e akuzoi PS-në, se me reformën e bërë në 2014 ata thjesht fituan zgjedhjet në tavolinë. Për këtë Balla tha se synojnë sërish të marrin 61 bashki.
“Ju i jeni shmangur zgjedhjeve, por e vërteta është se PS qeveris sot në 60 bashki dhe tua them troç, duam t’i fitojmë të gjitha bashkitë në 14 maj, jemi bërë gati. Do ta fitojmë edhe Shkodrën, meqë dështoi edhe ky i foltores. Kërkoni ndjesë për shpifjen se numri i punonjësve në administratë është rritur.
E vërteta është se në 12 bashki është rritur, por në 49 bashki është ulur. Reforma që miratuam ne në vitin 2014, ka rezultuar në uljen e numrit të punonjësve. Sot të ardhurat në bashki janë 2 herë më të larta, shpenzimet publike rritur me 67%. Janë rritur punonjësit e ndërmarrjeve të shërbimeve publike, si gjelbërimi,” u shpreh ai.