Ardian Braka është arrestuar nga policia e Vlorës, pasditen e kësaj ë hëne. Ai ishte shpallur në kërkim për kultivim droge.
Gjykata ka dhënë dënimin prej 3 vite e 7 muaj burg.
“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:
Ardian Braka, 52 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 3 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale Prodhimi dhe shitja e narkotikëve,” ka njoftuar policia.