-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krenari dhe ankesa! Kraja: SPAK ka punuar mirë! Qeveria mos na presë lekët me dhunë

Kryesoret

Drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja kërkoi sot në Komisionin e Ligjeve shtimin e buxhetit 11 mln lekë për sigurinë e godinës, por edhe një shumë prej 6 milionë lekësh për disa blerje. “Kërkojmë shifra të vogla, 6 milionë lekë për disa blerje” tha ai.

Këtu kishte edhe një moment krenarie. “Me dy vite punë, 20 milionë euro i kemi nxjerrë për buxhetin për 20 vite. Kemi qenë efektivë në punë. Jemi modest, por nuk po kërkojmë të investojmë. Kemi ngritur laboratorin me shumat e sekuestruara” tha ai.

Ai kishte edhe një këshillë për qeverinë. “Herë pas here me aktiv normativ është ndërhyrë në buxhetin e SPAK-ut për të ndërprerë buxhetin.

E kuptojmë krizën, por duke filluar nga 2023 nuk duhet bërë më një praktikë e tillë, e dhunshme. Në një situatë kur të kemi personelin e plotë do të nda detyroni të mos paguajmë dikë, apo të mos bëjmë një punë” tha ai.

Ai kishte vërejtje edhe për numrin e punonjësve. “Na është dhënë më pak se kemi kërkuar. Nëse ne kemi kërkuar totalin 273 nga janë dhënë 256. Një diferencë prej 15 punonjësish.

Ka qenë ideja për të krijuar një sektor të ri për raportimet në BE. Për të forcuar sektorin e sistemit financiar, kemi propozuar të shtohet edhe një numër prej 7 të tjerë plus” tha ai.

Rritja sipas Ministrisë së Financave është 26% për SPAK-un.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit