-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Operacioni si në filma në Vlorë/ Policët hyjnë me vrap në pallatin 5-katësh në kërkim të…

Kryesoret

Policia e Vlorës dhe Seksioni i Krimeve kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në një pallat në qytet pranë Shtëpisë së Oficerëve në Vlorë. Policia e Vlorës po kontrollon sipas informacioneve për një person në kërkim por nuk dihet ende se kush.

“Hape krahun dhe zbrit”! Kush ishte në shënjestër dhe çfarë kapi FNSH në Vlorë?

Kontrollet janë kryer në katin e pestë të një pallati, ku mësohet se kanë goditur derën. Kanë ardhur në ndihmë edhe forcat zjarrfikëse për hapjen e derës. Aksioni vijon prej disa minutash.

Kujtojmë se prej disa kohësh tashmë Policia e Shtetit dhe FNSH janë stacionuar në qytetin bregdetar për të ushtruar kontrolle për persona në kërkim, ndërsa janë ndaluar të gjitha mjetet luksoze e ato me xhamat e zinj. Gjithashtu nuk kanë munguar as kontrolle në banesa apo biznese të personave me precedent penalë.

Më 15 tetor ishte hera e fundit që FNSH-të kontrolluan Vlorën dhe dolën që aty me dy të prangosur. Edhe një javë më parë FNSH-të nisën kërkimin në këtë zonë të Shqipërisë, por ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me këto kontrolle. Pritet deklarata e Policisë së Vlorës për të dhënë më shumë detaje mbi aksionin e kësaj mbrëmjeje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit