Rezistenca vazhdon. Sot pedagogët kanë njoftuar protestën e radhës kombëtare.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale për protestën e pedagogëve duke i mbështetur.
Berisha bën thirrje që të gjithë të dalin para Universitetit Politeknik.
“Sot, në ora 11:00, para Universitetit Politeknik të Tiranës, protesta e fuqishme kombëtare e universiteteve. Të gjithë në protestë” shkruan ai.
Pedagogët kanë paralajmëruar se mund të futen në grevë urie. Ata kërkojnë rritje page 50% brenda dy viteve, 30% këtë vit dhe 20% vitin tjetër.