Përdoruesit e Instagram në të gjithë botën kanë raportuar probleme me aksesin në profilet e tyre. Disave u është shfaqur një mesazh ku thuhet se llogaria e tyre është mbyllur për 30 ditë. Të tjerë kanë raportuar se kanë parë rënie të mëdha në numrin e ndjekësve të tyre.
Një postim në Twitter nga llogaria zyrtare e “Instagram Communications” bëhej i ditur se kompania është në dijeni të problemit dhe se po punohet për riparimin e saj.
“Ne jemi të vetëdijshëm se disa prej jush kanë probleme me qasjen në llogarinë tuaj në Instagram. Ne po shqyrtojmë problemin dhe kërkojmë falje për shqetësimin”, thuhet në njoftim.
Kompania nuk ka ofruar ende detaje të mëtejshme se çfarë e ka shkaktuar këtë çështje të pazakontë. Javën e kaluar, platforma tjetër e mesazheve “Meta”, WhatsApp pësoi një ndërprerje, e cila nuk funksionoi për rreth dy orë.