Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me anë të një postimi në Twitter ka theksuar se sa i përket ecurisë së vendit, për të ka vetëm një raport të besushëm, “Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Evropian”.
Duke theksuar se ky raport përmban fakte dhe jo perceptime, analiza objektive dhe jo gjykime subjektive.
Postimi
Për mua ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100% për ecurinë e vendit: Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Europian – fakte jo perceptime, analiza objektive jo gjykime subjektive, skuadër profesionale me kohë të plotë, jo nënkontraktorë part-time!