-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmoi seksualisht alpinisten, gjykata merr vendimin

Kryesoret

Flori Beqiraj i cili dyshohet se ka kryer sulm seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi, do dënohet edhe me një muaj paraburgim sipas Gjykatës Themelore në Pejë.

“Lidhur me pyetjen e parashtruar nga ana juaj, ju njoftoj se Gjykata duke vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë ka vazhduar masën e paraburgimit deri me datë 29.11.2022”, tha Zhuti.

Aplinistja Nikqi e kishte denoncuar vetë sulmin seksual ndaj saj, teksa pamjet i ka shpërndarë edhe në Facebook.

“Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer  me paramendim nga personi F.B, anëtarë i  një familje të njohur në  qytetin e Pejës. Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi.

Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt”, kishte njoftuar alpinistja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit