Isa Sakja, ish-kryebashkiaku i PD-së në Kavajë është shprehur se do të rikandidojë sërish për këtë post.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, ai është shprehur se askush nuk mund ta durojë më këtë bllokim të demokracisë si të ngecur në një trafik që nuk lëviz më nga kapaciteti i ulët qeverisës, nga babëzia e madhe e qeveritarëve.
“Ne do të rivendosim marrëdhënien e drejtë me çdo qytetar e grup interesi e do t’i marrin vendimet vetëm nëpërmjet konsultimit të gjerë me qytetarët dhe në interesin e tyre publik.
Të guxosh të konkurosh për t’ju përfaqësuar Ju , interesat tuaja, shpirtin tuaj demokratik është për mua një detyrim dhe një mision njëkohësisht i cili nis sot dhe do të përfundojë me 14 maj me fitoren tuaj të Bashkisë Kavajë.
Sepse ne së nashku kemi guximin, kemi energjinë pozitive, kemi dashurinë për qytetin, kemi eksperiencën, ndaj do të kemi edhe FITOREN!” ka shkruar ai.
Related