Vjen kandidatura e dytë. Prokurori Edvin Kondili ka depozituar këtë të hënë kërkesën dhe ka shprehur interesin për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Kandidati i parë që shprehu kandidaturën ishte prokurori Adnan Xholi. Afati maksimal për dorëzimin e kandidaturave është 2 Nëntor 2022 ora 00:00. Drejtuesi aktual i SPAK, Arben Kraja, përfundon mandatin në datën 19 Dhjetor.