Kohët e fundit ka pasur shumë aludime në mediat më prestigjioze botërore se presidenti rus Vladimir Putin vuan nga një sëmundje e pashërueshme. Por këto aludime bëhet gjithmonë e më të besueshme kur vijnë nga brenda Rusisë. Dokumentet sekrete të spiunazhit të Kremlinit pretendojnë se Putin ka sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme dhe kancerin e pankreasit.
Pretendimet kanë qarkulluar në mesin e figurave të opozitës, të nxitura nga mungesat e tij të pashpjegueshme dhe daljet e tij të lëkundshme publike, se ai po lufton me probleme serioze shëndetësore, por ato gjithmonë janë hedhur poshtë nga Kremlini. Por tani e-mailet nga një burim i inteligjencës ruse duket se konfirmojnë se 70-vjeçari është diagnostikuar me kancer dhe Parkinson, shkruan Daily Mail.
Dokumentet e zbuluara supozohet se shkruanin:
“Mund të konfirmoj se ai është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme, por ajo tashmë po përparon. Ky fakt do të mohohet në çdo mënyrë dhe do të fshihet. Putini po merr rregullisht injeksione novatore kundër dhimbjeve. Kjo për të ndaluar përhapjen e kancerit të pankreasit me të cilin u diagnostikua kohët e fundit. Putini ka një fryrje në fytyrë dhe efekte të tjera anësore duke përfshirë humbjet e kujtesës. Në rrethin e tij të ngushtë, ka zëra se përveç kancerit të pankreasit, Putin ka edhe kancer të prostatës.”
Tirani u pa kohët e fundit me shenja të dukshme gjurmësh nga trajtimi IV në anën e pasme të dorës. Kanali Telegram General SVR ka kohë që po shtyn pretendimet se Putin vuan nga kanceri dhe Parkinson. Të afërmit e despotit ishin të shqetësuar për kollitjet, të përzierat e vazhdueshme dhe mungesën e oreksit. Presidenti rus ka humbur 18 kilogramë në muajt e fundit, tha kanali që pretendon se ka burime brenda Kremlinit.