-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Alibeaj dha përgjigje të hapur, s’pranon Statutin e 11 Dhjetorit

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Log.” në ABC. Ish-kryeministri bëri me dije se Gjykata ka njohur Kuvendin e 11 dhjetorit të mbajtur në stadiumin “Air Albania.”

Berisha: Ka një Gjykatë që ka vendosur dhe këtë vendim e mban peng Rama. Problemi është se kjo gjykatëse mercenare me zero integritet profesional shpalli palë atë që nuk ishte palë. Nëse në drejtësi shpallet palë ajo që nuk është palë, është asgjësim i drejtësisë. Kjo gjykatëse, një muaj më parë kur pala jonë paraqiti një ankesë, tha nuk jeni palë. Sa i përket dështimit të bashkimit të PD-së, Berisha tha se grupi i Alibeajt e dha përgjigjen e hapur sot duke mos pranuar statutin e 11 dhjetorit. Berisha theksoi se, lidhur me propozimin e Bardhit për të zhvilluar sondazhe, është dakord, por duke pasur përcaktuese Primaret.

Berisha: Alibeaj i dha përgjigje të hapur, nuk pranon statutin  e 11 dhjetorit. Ata kërkuan të tejkalohet statuti i 11 dhjetorit. Atë s’mund ta bëja unë. Atë e bënte Lulzim Basha dhe nuk pyeste Kushtetutë. Secili prej tyre është i ftuar të kandidojë ku të dojë në primare dhe është i mirëpritur. Janë të mirëpritur të kërkojnë mekanizmat transparente të procesit. Nëse nuk e gjejnë veten në këtë formë, ka një nen statuti, atë të fraksionit.  Unë i pranoj pollët, por përcaktuese janë primaret. Nuk mund kurrë të them që polli është i barasvlefshëm me primaret, përndryshe bora nuk bënte votime por bënte polle

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit